Aktualitet

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

36-vjeçari është dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim.

E.K
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË- Elson Guni, 36 vjeç është vënë këtë të premte në prangat e Policisë së Tiranës pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle. Sipas Policisë, Guni akuzohet për vjedhje me dhunë. Pritet që ai të ekstradohet drejt Spanjës ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia atje. 36-vjeçari është dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Ëanted 2”. I akuzuar nga autoritetet spanjolle, për vjedhje me dhunë, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, një 36-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëanted 2”.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë shtetasin E. G., 36 vjeç, i cili u arrestua me qëllim esktradimi drejt Spanjës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë./ZËRI

Poll

MOS HUMB