Aktualitet

Ekskluzive/ Audi a8 që u gjet i djegur në Radhimë është i njëjti që u përfshi te përplasja me armë te Hotel Regina (VIDEO)

ZËRI ka verifikuar automjetet e përfshira në përplasjen me armë zjarri te Hotel Regina, ngjarje e ndodhur këtë mesditë, nga ku rezulton se automjeti tip AB 295 YB, është një nga makinat e përdorura në këtë ngjarje.

Redaksia Zëri
Ekskluzive/ Audi a8 që u gjet i djegur në Radhimë është
Automjeti tip Audi A8

VLORË- Një makinë tip Audi u raportua e djegur sot pasdite në Radhimë. Automjeti tip Audi A8 me targa AB 295YB është gjetur i djegur, ndërkohë që nuk ka të dhëna të tjera për pronarin. Por çfarë ka ndodhur? ZËRI ka verifikuar automjetet e përfshira në përplasjen me armë zjarri te Hotel Regina, ngjarje e ndodhur këtë mesditë, nga ku rezulton se automjeti tip AB 295 YB, është një nga makinat e përdorura në këtë ngjarje. Djegia e makinës disa orë pas ngjarjes, e bën edhe më të dyshimtë dinamikën reale të sherrit mes Biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça. Çfarë prove ka patur brenda mjetit që është tentuar të zhduket? Mbetet për tu parë...

Terrori në Radhimë, çfarë ndodhi?

ZËRI ekskluzivisht raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur u përplasën me biznesmenin Vasil Bedinaj dhe me ushtarët e tij. Konkretisht punonjës të 'Swat security' shkuan të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe u përballën me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Përplasja nuk u mbyll aty, por gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Veç aksidentit të 'Range Rover' gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit. Gjatë aksidentit; dhëndri i biznesmenit Luan Muça është dëmtuar ndërsa Policia ka ndaluar 4 persona mes tyre Muçën./ZËRI

Poll

MOS HUMB