LEZHË- Pasditen e sotme në Kalivaç të Lezhë është regjistruart një zjarr i përmasave të mëdha i cili ka përfshirë zonën duke krijuar shqetësim për banorët. Flakët e zjarrit janë favorizuar nga era e fortë e cila i ka përhapur ato me shpejtësi duke paraqitur rrezik për banesat që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.
View this post on Instagram
Në terren janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Prioriteti i forcave në vendngjarje është parandalimi i përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar, ndërsa situata vijon të monitorohet nga ekipet e emergjencave./ZËRI