
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masat e sigurisë ndaj katër zyrtarëve të arrestuar të Kadastrës. Ata akuzohen për korrupsion në zgjedhje dhe ushtrim të paligjshëm të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Në prangat e Policisë së Shtetit, pas flet-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) kanë rënë Dritan Stoka dhe Agim Osmani, të cilët me vedim të GJKKO-së u lanë në masën e sigurisë "Arrest me burg" dhe Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, këta të fundit u lanë në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe "Detyrim paraqitje". Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit. Finalizohet operacioni i koduar “Ndikimi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisië Kriminale, në drejtimin e SPAK-ut. Zbatohen urdhrat e datës 26.04.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:
D. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
A. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;
Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.
Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”./ZËRI