Aktualitet

EMRAT- Goditet grupi i trafikut të drogës në Greqi/ Pranga 4 shqiptarëve, rolet

Në kërkim u shpall Hekuran Gremi, 29 vjec nga Patosi si dhe po punohet për identifikimin e 16 personave të tjerë.

f.t
EMRAT- Goditet grupi i trafikut të drogës në Greqi/ Pranga 4
mjetet e sekuestruara

GREQI- Policia greke godet nje grup te trafikut ndërkombëtar të drogës në Greqi. Grupi ushtronte aktivitet në furnizimin, magazinimin, falsifikimin, standardizimin dhe trafikimin e mëtejshëm e lëndëve narkotike në ishullin e Santorinit në Greqi dhe kryesisht në lokalet e natës në ishull gjatë muajve të verës.

Në kuadër të operacionit 4 shqiptarë u arrestuan. Në pranga u vendosën Sulo Tahaj, 26 vjec dhe vëllai tij Genci Tahaj, 30 vjec nga Fieri, Fatmir Caushaj 36 vjeç nga Tirana, Renson Marra, 24 vjec nga Kuçova dhe shtetasja ukrainase Anastasiya Ivanichenko, 30 vjec, aktualisht e paraburgosur në Koridhalo. Në kërkim u shpall Hekuran Gremi, 29 vjec nga Patosi si dhe po punohet për identifikimin e 16 personave të tjerë.

Rolet e anëtarëve të grupit:

26-vjeçari Sulo Tahaj ishte drejtuesi i organizatës, përgjegjës për orientimin e plotë të anëtarëve të tjerë për transportin e drogës nga Athina në Santorini, standardizimin dhe ruajtjen e sasive në vende të fshehta në ishull për përfundimin e tyre me shpërndarjen në klubet e natës në ishull ose tek trafikantët e tjerë.

30-vjeçari Genci Tahaj ishte nëndrejtues, duke marrë pjesë aktive në menaxhimin dhe organizimin e grupit me fokus menaxhimin e të ardhurave të tij dhe përfitimet e pritshme.

36-vjeçari Fatmir Caushaj mori përgjegjësitë e drejtuesit dhe nënkryetarit të organizatës kur vellezërit Tahaj ndodheshin në Shqipëri.

30-vjeçarja Anastasiya Ivanchenko ishte përgjegjëse për transportin e drogës nga Athina në Santorini.

24-vjeçari Renson Marra ishte përgjegjës për gjetjen e lëndës narkotike dhe për “rekrutimin” e transportuesve të organizatës.

Gjatë kontrollit nga Policia e Greqisë në një magazinë dhe në tre shtëpi, u gjetën dhe sekuestruan 336 gramë kokainë, 2 kg 43 gramë marijuanë, 295 tableta “Ecstazy”, 1 pistoletë, 60 fishekë, 1 thikë, 24.890 euro, 9.050 pesos uruguaiane, 182 dollarë amerikanë, 100 dollarë australianë, 5 paund britanikë, 3 peshore elektronike, pajisje elektronike për evakuimin e ajrit dhe paketimin e drogës, një mori ambalazhesh najloni dhe 7 mjete për kryerjen e veprave kriminale të grupit (2 furgona për transportin e turistëve, dy automjete dhe 2 motoçikleta).

EMRAT- Goditet grupi i trafikut të drogës në Greqi/ Pranga 4
MAKINA E SEKUESTRUAR
EMRAT- Goditet grupi i trafikut të drogës në Greqi/ Pranga 4
MAKINA E SEKUESTRUAR
EMRAT- Goditet grupi i trafikut të drogës në Greqi/ Pranga 4
MAKINA E SEKUESTRUAR

Nga marrja në konsideratë e të gjitha të dhënave të hetimit, vlerësohet se fitimet e realizuara nga organizata i kalojnë 102.000 euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB