Aktualitet

EMRAT/ Kontrabandë me ilaçet, 2 të arrestuar në Tiranë! Njëri pronar farmacie, tjetri kishte depo

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit në farmacinë e Haxhiajt dhe depon e Hakës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dhe pajisje dentare, me vlerë rreth 17000 euro.

E.K
EMRAT/ Kontrabandë me ilaçet, 2 të arrestuar në
Foto ilustruese

TIRANË- Ermir Haxhiaj, 46 vjeç dhe Qazim Haka, 35 vjeç janë vënë këtë të shtunë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohen për kontrabandë ilaçesh. Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit në farmacinë e Haxhiajt dhe depon e Hakës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dhe pajisje dentare, me vlerë rreth 17000 euro. Tashmë dosja në ngarkim të të arrestuarve ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizoi operacionin policor “Medikament”. Strukturat e hetimit të krimit ekonomik e financiar dhe Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, arrestuan shtetasit E. H., 46 vjeç, dhe Q. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasit E. H., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në një depo të shtetasit Q. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dhe pajisje dentare, me vlerë rreth 17000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB