Aktualitet

EMRAT- Plagosja e 24-vjeçarit në Bathore, arrestohet autori, arma e krimit nuk gjendet

Policia ka vënë në pranga shtetasin Donaldo Bajrami, i cili plagosi me armë bashkëmoshatarin e tij Elvis Visha

E.K
EMRAT- Plagosja e 24-vjeçarit në Bathore, arrestohet autori, arma e
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bathore, ku një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti të shpërthyer për motive të dobëta. Sipas hetimeve të para, shtetasi Donaldo Bajrami, gjithashtu 24 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Elvis Visha, duke e plagosur atë në krah.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ali Këlçyra" dhe menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është paraqitur në spital për trajtim mjekësor. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor.

Ndërkohë, pas kërkimeve të policisë, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar, Donaldo Bajrami, i cili tashmë po përballet me akuzat për "Vrasje me dashje, mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Për momentin, vijon puna për gjetjen e armës së përdorur në ngjarje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur dje, në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar.  

Identifikohet, kapet dhe vihen në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. 
 
Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.  

Pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, një shtetas që ishte plagosur me armë zjarri, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan menjëherë punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve profesionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:    

D. B., 24 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. V., 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri.  
 
Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.    
 
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB