Aktualitet

EMRI/ Arrestohet beratasi i rrezikshëm në Athinë

Gjatë kontrollit, pasagjeri në motor, i riu shqiptar ka treguar një mjet identifikimi të rremë, me emrin Panajot Bare. Pasi nuk arriti tu përgjigjej pyetjeve që i bënë efektivët, 23-vjeçari ka tentuar të arratisej, por është vënë në pranga.

E.K
EMRI/ Arrestohet beratasi i rrezikshëm në Athinë
Foto ilustruese

GREQI- Anxhelo Toska alias Panajot Bare, 23 vjeç është vënë këtë të enjte në prangat e Policisë greke pasi akuzohet për tentativë vrasjeje, organizatë kriminale dhe grabitje. Raportohet se i riu shqiptar ka rënë rastësisht në prangat e policisë në Athinë. Mediat greke shkruajnë se një patrullë policie ka qenë duke patrulluar si normalisht në zonën e “Kolonos” në Athinë, kur kanë identifikuar dy persona në sheshin “Agios Georgios” të cilët lëviznin me motor dhe vendosën t’i kontrollojnë.

Gjatë kontrollit, pasagjeri në motor, i riu shqiptar ka treguar një mjet identifikimi të rremë, me emrin Panajot Bare. Pasi nuk arriti tu përgjigjej pyetjeve që i bënë efektivët, 23-vjeçari ka tentuar të arratisej, por është vënë në pranga. Bashke me të, në pranga ra dhe drejtuesi i motorit, Erald Bardhi, 18 vjeç.

Pas shoqërimit në Komisariat, autoritetet kanë mësuar se në fakt Panajot Bare është Anxhelo Toska, nga Berati. Ky i fundit në Athinë banonte në rrugën “Sepolion” nr.11. Toska akuzohet për veprat penale “organizata kriminale”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “grabitje”. Në gusht 2023 në zonën e Agios Panteleimonas, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor dhe me përdorimin e armës, ai ka plagosur në këmbë një shtetas, ndërsa pak ditë më parë në Ilion, nën kërcënimin e thikës, i ka marrë celularët disa të miturve./ZËRI

Poll

MOS HUMB