
TIRANË- Gim Hima rezulton të jetë pronari i banesës që u tentua të grabitej këtë mbrëmje në fshatin Prush të Tiranës. Sipas bluve të Tiranës, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, tre persona të armatosur janë futur në banesën e Himës.

Efektivët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit, por tre grabitësit janë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.
Autorët janë larguar drejt Liqenit të Thatë me një mjet tip "Audi" me ngjyrë të bardhë me targa AA943SG. Gjatë arratisjes, ata kanë përplasur dhe një efektiv me makinë.
Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës.