Aktualitet

EMRI/ Me pistoletë e thikë me vete, arrestohet 38-vjeçari nga Dibra në Durrës

38-vjeçari nga Dibra Qani Hysa u kap me pistoletë pa leje dhe thikë me vete.

D.XH
EMRI/ Me pistoletë e thikë me vete, arrestohet 38-vjeçari nga
Policia Durres aksion per kapjen e Qani Hyses

DURRËS- Policia e Durrësit lajmëron se ka arrestuar shtetasin Qani Hysa, 38 vjeç, pasi u kap me armë pa leje. Hysës iu gjet një pistoletë, 2 pushkë sportive dhe 1 thikë.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se Hysa është me origjinë nga Dibra dhe banues në fshatin Vardardhe-Sukth. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijojnë kontrollet bazuar në inteligjencën policore, për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Kontrollet, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit".

Falë inteligjencës policore u finalizua operacioni policor i koduar “Sukthi”. Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë. 

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 armë e ftohtë (thikë). Vihet në pranga poseduesi i armëve, një 38-vjeçar nga Dibra, me banim në fshatin Vardardhe-Sukth. 

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje, falë inteligjencës policore të siguruar nga shërbimet e Policisë, se një shtetas posedonte disa armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sukthi”.   Në kuadër të operaconit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbinet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në Sukth.  

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në fshatin Vardardhe-Sukth. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB