
TIRANË- Lorenc Kosta është personi që ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë që ndodhën mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se 45-vjeçari ka marrë dy plumba në zonën e kofshës, dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Policia ka rrethuar zonën, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorit.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po mbledh të gjitha provat me qëllim kapjen e autorit. Sipas dëshmive që Zëri ka mundur të sigurojë nga banorët rreth zonës, autori ka qëlluar me breshëri.
Zona në fjalë është mjaft e populluar, dhe ngjarja mund të kishte rezultuar fatale dhe për kalimtarë të shumë që kanë qenë duke kaluar pranë skenës së krimit.
Deri tani nuk dihen shkaqet e plagosjes, nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, apo ndonjë ngjarje të mbartur mes autorit dhe Kostës./ZËRI