
ATHINË - Policia është vënë në alarm në mëngjes, kur një burrë është gjetur i plagosur me armë zjarri në zonën e ‘Botanikos’. Sulmi i armatosur ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit ndaj 34-vjeçarit Renis Fejzolli, i cili ndodhej në një park lokal në rrugën Sidirokastro.
Pas të shtënave, viktima ka mbërritur me makinën e tij në cep të rrugës Iera Odos dhe Spyrou Patsi, ku ka kërkuar ndihmë nga policët, që ishin në makinë patrullimi. Sipas policisë bëhet fjalë për një shqiptar, i cili është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas, ku po trajtohet për dëmtime në bark.


Sipas informacioneve, autorët kanë qenë mbi një mjet, me të cilin i janë afruar 34-vjeçarit, para se ta qëllojnë tre herë. Të njëjtat informacione bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja të kalibrit 9 mm.
34-vjeçari u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.
Oficerët e policisë shpëtuan 34-vjeçarin shqiptar të plagosur
Mediat greke shkruajnë se duket se ndërhyrja e policëve të OPKE-së, të cilët i dhanë ndihmën e parë deri sa mbërriti ambulanca e EKAV-it dhe e mori, ka rezultuar shpëtimtare për 34-vjeçarin që u qëllua me tre plumba në Votanikos në orët e para të së premtes. Siç shihet edhe në fotot e protothema.gr, efektivët e policisë i kanë ardhur në ndihmë fillimisht të riut nga Shqipëria, i cili tashmë ndodhet i shtruar në spitalin “Georgios Gennimatas”. 34-vjeçari u pa në kryqëzimin e Iera Odou me Spyrou Patsis, ku u kërkoi ndihmë policëve të patrullimit. Siç mësohet, sulmi me armë ndaj tij ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit, në një park në zonën e rrugës ‘Sidirokastro’. Sipas informacioneve, autorët kanë qenë duke hipur në një mjet, me të cilin i janë afruar 34-vjeçarit, para se ta qëllojnë tre herë.


Lidhur me incidentin, anëtari i Bordit Drejtues të Sindikatës së Oficerëve të Policisë së Athinës dhe nëpunësve në OPKE, Dimitris Mylonas, tha se dhënia e ndihmës së parë ka qenë pjesë integrale e trajnimit të OPKE-së në dy vitet e fundit dhe zbatimi korrekt i masave ka shpëtuar jetën e disa qytetarëve në incidente të ngjashme. Sindikata e Oficerëve të Policisë së Athinës, duke kuptuar në kohë nevojën për sigurimin e materialeve sanitare, i dhuroi çdo ekipi të OPKE të Atikës një çantë të ndihmës së parë, që përfshin të gjitha ato materiale që lejojnë policinë të menaxhojë me sukses incidente të tilla./Protothema -ZËRI/