Aktualitet

EMRI- U shfaq nervoz/ Shqiptari që transportonte 1 kg kanabis e pëson keq në Angli

27-vjeçari, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, u burgos për katër muaj, pasi pranoi se kishte një drogë të klasit B, me qëllim furnizimin e klientëve.

f.t
EMRI- U shfaq nervoz/ Shqiptari që transportonte 1 kg kanabis e pëson
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një korrier droge u kap me 1 kg kanabis me vlerë deri në 10 mijë paund pas ndalimit në rrugë nga autoritet në Hartlepool. I riu shqiptar Aldo Buzi, 27 vjeç, u ndalua duke drejtuar një furgon Nissan në autostradën A179 nga policia më 21 janar.

Një kontroll zbuloi një çantë transportuese më pak se 1 kg kanabis të fortë, tha Gjykata e Kurorës Teesside. Oficeri Rachel Masters, në ndjekje penale, tha: “Shoferi u shfaq nervoz dhe fillimisht pretendoi se furgoni nuk ishte i tij. Oficerët shpjeguan se në automjet do të bëhej një kontroll për drogën”.

Gjykata mësoi se ai ka hyrë ilegalisht në vend dhe pritet të deportohet sërish në Shqipëri pas vuajtjes së dënimit me burg. Gjykatësi Chris Smith tha: “Jam shumë i sigurt se jeni paguar për ta transportuar drogën. Kjo do të thotë se ju keni pasur një rol të rëndësishëm në këtë sjellje kriminale. Droga është e rrezikshme. Shkakton probleme të shëndetit mendor tek ata që e përdorin. Gjykata e sheh të rëndësishme që njerëzit që përfshihen në shitjen e kanabisit në këtë shkallë duhet të shkojnë në burg. Unë dyshoj se Home Office do të organizojë kthimin tuaj në Shqipëri në javët e ardhshme”.

Buzi, pa adresë fikse, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, u burgos për katër muaj, pasi pranoi se kishte një drogë të klasit B, me qëllim furnizimin e klientëve. Kanabisi është urdhëruar të konfiskohet dhe do të asgjësohet./ZËRI

Poll

MOS HUMB