
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ekzekutuar 6 vendime për të kryer kontrolle ndaj disa personave dhe mjeteve, me qëllim goditjen e krimeve zgjedhore.
Vendimet janë ekzekutuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me BKH-në, me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe me drejtoritë vendore të Policisë Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Sipas Policisë janë ushtruar kontrolle ndaj 12 personave dhe 9 automjeteve në lidhje akuza për korrupsion aktiv/pasiv në zgjedhje.
Materialet e sekuestruara janë referuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ZËRI