Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë/ Nga Osmani te Vuçiç e Tusk, Ursula von der Leyen publikon foton me liderët në Tiranë

Ata janë takuar gjatë ditës së sotme me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrtin Edi Rama.

I.F
Samiti i BE në Tiranë/ Nga Osmani te Vuçiç e Tusk,
Ursula von der Leyen

TIRANË- Kanë mbërritur në Tiranë liderët ndërkombëtarë në kuadër të Komuniteti Politik Evropian që do të mbahet ditën e nesërme, 16 maj. Presidentja e Komsionit Evropian, Ursula von der Leyen ka publikuar një foto në krah të Presidentës së Kosovës Vjosa Osmani, Presidentit të Malit të zi Jakov Milatović, përfaqësueses së Lartë për Politike të Jashtme dhe Sigurinë e BE-së, Kaja Kallas, Presidentit të KiE Antonio Costa, Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polak Donald Tusk, Kryetares së Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željka Cvijanović dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

Ata janë takuar gjatë ditës së sotme me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrtin Edi Rama.

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, ka shkruar Ursula von der Leyen krahas fotos në “X”.

Këshilli i Europës ka publikuar axhendën e Samitit, ngjarje e organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E premte, 16 maj 2025

10:00: Mbërritjet

11:00: Ceremonia e hapjes

11:30: Foto familjare

11:45: Seanca e parë plenare

13:00: Dreka zyrtare

14:30: Tryeza tematike

15:45: Takime dypalëshe ndërmjet shefave të delegacioneve

17:30: Mbyllja e seancës plenare

Ora 18:30: Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës./ZËRI

Poll

MOS HUMB