
SANXHAK – Për herë të parë, pas 78 vitesh, shqiptarët në Sanxhak të Novi Pazarit, krahinë që ndodhet mes Malit të Zi dhe Serbisë, kanë festuar zyrtarisht festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo, falë faktit se u aktivuzua Këshilli Kombëtar Shqiptar, me degëzim në Sanxhak, organizëm që drejtohet nga Amina Nuraj.
Pavarësisht faktit se në këtë rajon ka popullatë shqiptare, shprehja e atdhedashurisë ka qenë e munguar, kryesisht për shkak të presioneve të ndryshme nga autoritetet serbe.
“28. Nëntor, hera e parë në Sanxhak.
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri”, shkruan Nuraj.
Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë./Zëri.ai/