Aktualitet

Shqiptarët në Suedi festojnë Pavarësinë në temperaturat -10 gradë Celcius

Shqiptarët e Suedisë kanë festuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ata janë mbledhur me makina në sheshin e qytetit të Gotheborg.

D.XH
Shqiptarët në Suedi festojnë Pavarësinë në
Suedi

GOTHEBORG – Pavarësia e Shqipërisë nuk po festohet vetëm brenda vendit tonë, në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi, por kudo ku ka shqiptarë.

Në Gotheborg, qyteti i dytë më i madh në Suedi, shqiptarët janë mbledhur në sheshin e qytetit, për të festuar.

 

Edhe pse temperaturat kanë qenë deri minus 10 gradë celcius, kjo nuk ka ndalur shqiptarët të festojnë. 

Shqiptarët, siç shihet në video kanë dalë të festojnë me automjete, të cilat i kanë zbukuruar me flamuj kuq e zi. Ndërsa, në sfond dëgjohen këngë patriotike. Shqipëria, sot feston 111-vjetorin e Pavarësisë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB