Aktualitet

Qëlloi me automatik drejt banesës së krushkut, në pranga 63-vjeçari

Shkak ishin konfliktet e vazhdueshme familjare.

k.m.
Qëlloi me automatik drejt banesës së krushkut, në pranga
Momenti i arrestimit të Petraq Sotirit

FIER- Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Fier, ku një i moshuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij. 63-vjeçari, Petraq Sotiri, nga fshati Karavasta e Re e Divjakës, u prangos nga uniformat blu, pak momente pasi lëshoi breshëri automatiku në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij. Shkak për sulmin, sipas tij, ishin konfliktet e vazhdueshme mes palëve. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier/Qëlloi me armë zjarri automatik, në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij, vihet në pranga autori. Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, menjëherë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë. Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB