FIER- Një zjarr ka rënë gjatë paradites së sotme të 25 janarit në zyrat e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT). Dyshohet se shkak ka qenë një defekt në kabinën elektrike.
Punonjësit janë larguar menjëherë nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat janë duke punuar për të shuar flakët.

Marrin flake zyrat e IKMT ne Fier
Fatmirësisht nuk raportohet për dëmtime të dosjeve në institucionin e IKMT-së. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, për të hetuar shkaqet e zjarrit./ZËRI/
Poll