Aktualitet

Fieri me të kuqe, më i rrezikuari! Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Temperaturat nesër kapin majat, kujdes!

AKMC ka parashikuar se nesër, situata më e vështirë pritet që të jetë në qarkun e Fierit.

k.m.
Fieri me të kuqe, më i rrezikuari! Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes
Harta e Windy

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka nxjerrë një njoftim për të gjithë qytetarët. Në një postim të vënë në rrjetet sociale, AKMC ka parashikuar se nesër, situata më e vështirë pritet që të jetë në qarkun e Fierit. Por, po ashtu, të rrezikuara janë edhe Vlora, Berati dhe Gjirokastër. Kështu që u kërkojnë qytetarëve që të minimizojnë daljet në diell për të mbrojtur shëndetin.

HARTA LIVE: 

NJOFTIMI I AKMC:

Kujdes nga Temperaturat e Larta në Ditët e Ardhshme

Bazuar situatës së krijuar nga zjarret në pyje në rajon, nisur nga parashikimi në buletinin e Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe nga parashikimi i institucioneve shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj., njoftojmë qytetarët dhe institucionet për rrezikun e temperaturave të larta në ditët në vijim. Sot pasdite dhe nesër, nivel i rrezikut pritet të jetë "I LARTË" në qarkun e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera të vendit, pritet nivel i rrezikut "I MODERUAR". Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm për të garantuar mbrojtjen e: -Jetës së qytetarëve, duke marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe përballimin e temperaturave të larta. -Të gjësë së gjallë, duke treguar kujdes për kafshët dhe bimësinë. -Pronës, duke shmangur pastrimin e tokës nëpërmjet djegies. Po ashtu, ju ftojmë të mbani një vëmendje të veçantë për: - Trashëgiminë kulturore, duke ruajtur vlerat dhe monumentet kulturore nga ndikimi i temperaturave të larta dhe rrezikut të zjarreve. - Mjedisin, duke përdorur burime të qëndrueshme dhe duke minimizuar ndikimin e veprimtarive njerëzore në mjedis. Ju lutemi të ndiqni udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve për të minimizuar ndikimin e temperaturave të larta në jetën dhe pronën tuaj. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri 24/7 për të koordinuar dhe bashkërenduar strukturat e Mbrojtjes Civile në përballjen e çdo situatë të mundshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB