Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën në Durrës/ Dyshohet për shkëndijë elektrike

Dyshohet se zjarri në banesë është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

M.K.
Flakët përfshijnë banesën në Durrës/ Dyshohet
foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Dyshohet se zjarri në banesë është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB