Aktualitet

Flet vëllai i 56-vjeçarit të vrarë në Fier: Kisha 2 vite pa folur, nuk e linte gruaja

Sipas tij, i vëllai kishte shumë konflikte me bashkëshorten. Por më shumë detaje nuk i ka zbuluar.

k.m.
Flet vëllai i 56-vjeçarit të vrarë në Fier: Kisha 2
Ferdinant Rama

FIER- Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit për të bërë nderimet e Anesti Ramës, i cili u mbyt me tel nga vajza e tij. Vëllai i të ndjerit, Ferdinant Rama, ka thënë për gazetarët se kishte më shumë se 2 vite që nuk fliste me vëllain, pasi sipas tij, bashkëshortja e të ndjerit, Valbona Rama, nuk e lejonte. Sipas tij, i vëllai kishte shumë konflikte me bashkëshorten. Por më shumë detaje nuk i ka zbuluar.

“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti,”- tregoi ai.

56-vjeçari Anesti Rama u mbyt nga vajza e tij, Emalinda Rama 26 vjeç. Krimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës para mesnate, por vajza dhe gruaja pretenduar se i ndjeri ishte rrëzuar dhe kishte humbur jetën. Vajza u arrestua, ndërsa e shoqëruar dhe po merret në pyetje pasi dyshohet si bashkëpunëtore./ZËRI

Poll

MOS HUMB