Aktualitet

“S’më linte të vishesha ekstravagante”/ Dëshmia pas krimit tronditës në Fier, 26-vjeçarja shpjegon pse mbyti të atin

Teksa është marrë në pyetje për disa orëve rresht në Komisariatin e Fierit, e reja ka pranuar se është ajo që ka kryer krimin duke dhënë edhe arsyet.

k.m.
“S’më linte të vishesha ekstravagante”/ Dëshmia
Foto ilustruese

FIER- Zbulohen detaje të reja nga dëshmia që ka dhënë në Policinë e Fierit, 26-vjeçarja Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj, 56 vjeç. Teksa është marrë në pyetje për disa orëve rresht në Komisariatin e Fierit, e reja ka pranuar se është ajo që ka kryer krimin duke dhënë edhe arsyet. Sipas saj, disa vite më parë ajo ishte e fejuar dhe është ndarë nga i fejuari pasi nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe jetonte me bujqësi.

Prishja e fejesës duket se nuk është pritr mirë nga familja pasi e reja tregoi se gjithmonë e ka urryer të atin sepse ai nuk e përkrahte kurrë dhe nuk i jepte para. Edhe pse është pyetur ka pranuar se kurrë nuk është dhunuar prej tij. Por problem kishte faktin se i ati e trajtonte me shumë fanatizëm dhe nuk e lejonte të argëtohej dhe të vishej sipas "modës".

“I mbante lekët për vete. Nuk më blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo lidhur me vrasjen e Anesti Ramës.

Ndërkohë që vajza e ka dhënë versionin e saj, pritet që të zbulohen detaje nga dëshmia e të ëmës, e cila ka ndihmuar për pastrimin e kufomës. Ajo është shoqëruar në Komisariat dhe pritet që po ashtu të merret nën akuzë./ZËRI

Poll

MOS HUMB