Aktualitet

'Fole’ prostitucioni në Durrës! Arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një shumë parash, 6 celularë dhe dokumentet identifikuese të dy grave të arrestuara.

F.I
'Fole’ prostitucioni në Durrës! Arrestohen 2 gra nga
PAMJE NGA ARRESTIMI

DURRËS-Tjetër rast prostitucioni është zbuluar në Durrës. Autoritetet zbuluan një apartament në lagjen nr.12 që përdorej për ushtrim prostitucioni, ku në vendngjarje u arrestuan dy shtetase të huaja, ndërsa tre burra janë vënë nën hetim.

Në pranga u vendosën Nelsabeth Torres, 34 vjeç, banuese në Venezuelë dhe Ana Alvarez, 24 vjeç, banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një shumë parash, 6 celularë dhe dokumentet identifikuese të dy grave të arrestuara.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”. Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.          

Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim. Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për një periudhë trejavore, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “STORM 7”.

Si rezultat i hetimeve:

-u zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion;

-u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe,  banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI

Poll

MOS HUMB