Aktualitet

Foto denigruese në rrjete sociale/ Goditi me gotë në fytyrë 19-vjeçaren, Policia merr nën akuzë 18-vjeçaren

Sipas policisë, materialet ndaj të resë janë referuar në prokurori për veprën penale plagosje e lehtë me dashje.

F.I
Foto denigruese në rrjete sociale/ Goditi me gotë në fytyrë
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-Policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj 18-vjeçares F. D., pasi mbrëmjen e së hënës dyshohet se ka goditur me gotë në fytyrë një 19-vjeçare. Sipas policisë, materialet ndaj të resë janë referuar në prokurori për veprën penale plagosje e lehtë me dashje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt në ambientet e një lokali në lagjen nr. 2, Korçë, informojmë se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen F. D., 18 vjeçe, banuese në Cangonj, e cila dyshohet se për motive të dobëta, goditi me gotë, në fytyrë, shtetasen P. M., 19 vjeçe, e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen nr.2 të qytetit, pranë bulevardit "Republika". Paraprakisht dyshohet se e dëmtuara denigronte të miturit duke publikuar foto të turpshme në faqen e rrjetit social Istagram, por ngjarja është në verifikim./ZËRI

Poll

MOS HUMB