Aktualitet

FOTO/ Ky është Admir Beqiri, vrau shokun që e strehoi një vit në shtëpi

Të dehurat e përnatshme kishin nisur ta shqetësonin Bizionin dhe shumë herë 65-vjeçari i kishte kërkuar të largohej nga banesa e tij.

F.m
FOTO/ Ky është Admir Beqiri, vrau shokun që e strehoi një
Admir Beqiri

SARANDË- Personi që po shikoni në foto është Admir Beqiri, 42-vjeçari që kreu një vrasje mbrëmjen e sotme. Beqiri goditi me shishe qelqi në kokë Gëzim Bizionin, 65 vjeç, i cili mbeti i vdekur në vend. Bizioni e kishte strehuar Beqirin për një vit në shtëpinë e tij, pasi nuk kishte ku të qëndronte, por 42-vjeçari kishte probleme me alkoolin. Të dehurat e përnatshme kishin nisur ta shqetësonin Bizionin dhe shumë herë 65-vjeçari i kishte kërkuar të largohej nga banesa e tij. I njëjti debat ishte zhvilluar edhe këtë mbrëmje, por përfundoi me një viktimë. Beqiri dhe Bizioni u përleshën në oborrin e banesës dhe 65-vjeçari mbeti i vdekur. 42-vjeçari është vënë në pranga.

 

Poll

MOS HUMB