
TIRANË- Rishfaqet ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla! Pas disa vitesh mungesë, Llalla është rishfaqur me një foto të shkrepur nga një takim që ka zhvilluar me Adriatik Alimadhin, kryetarin e Ballit Kombëtar. Ishte pikërisht ky i fundit, ai që ndau ky i fundit foto nga takimi, ky shfaqet duke bërë shqiponjën dykrenare me Llallën. Të dy, janë të qeshur në foto, e mesa duket kanë pasur një bisedë shumë miqësore.
“Një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla,”- shkruan Adriatik Alimadhi.
POSTIMI I ALIMADHIT:
Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode, në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi ai u largua nga vendi dhe zgjodhi të mos përballej me drejtësinë. Ai ndodhet në shtetin italian, ku është raportuar dhe se ka marrë azil./ZËRI