Aktualitet

Fredi Beleri e kallëzoi për pronat, Jorgo Goro paraqitet sërish në SPAK

Jorgo Goro ka shkuar për t'u marrë në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Fredi Beleri e kallëzoi për pronat, Jorgo Goro paraqitet sërish
Jorgo Goro

TIRANË- Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është paraqitur sërish sot në ambientet e Prokurorinë e Posaçme. Rreth orës 10.00 të paradites, Goro ka shkuar për t'u marrë në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo është hera e tretë për të në ambientet e SPAK.

Jorgo Goro vijon të mbajë detyrën e Kryetarit të Himarës, kjo pasi Fredi Beleri, aktualisht ende ndodhet në qeli për blerje votash dhe nuk ka mundësi që në këto kushte të kryejë betimin.

Kryebashkiaku në detyrë, Jorgo Goro dhe bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi akuzohen se kanë tjetërsuar prona. Kallëzimi është bërë nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Beleri akuzon në kallëzimin e tij, kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, Artan Gaçin dhe ZRVPP Vlorë për falsifikimin që i dha 5512 metra katrorë tokë, familjes Foto Pavllo Mëhilli. Kjo pronë e cila është tokë truall, u regjistrua në ATMP si tokë bujqësore dhe më pas iu shit Artan Gaçit. Beleri që është edhe kallëzuesi për këtë çështje akuzon kryebashkiakun Jorgo Goro se ka vendosur një parcelë në një hartë që nuk ekzistonte duke shtuar se edhe numri i pasurisë nuk ekzistonte./ZËRI

Poll

MOS HUMB