Aktualitet

Frikë nga hakmarrja, merret në mbrojtje Blerina Meta, kunetërit s’e lejuan të merrte pjesë në varrim

Gruaja e viktimës, është shoqëruar nga policia e Durrësit drejt Laçit, ku jetojnë familjarët e saj. Ajo është nën hetim për moskallëzim krimi

E.K
Frikë nga hakmarrja, merret në mbrojtje Blerina Meta, kunetërit
Pellumb Meta dhe dy femijet e tij

DURRËS- Pasi nuk është lejuar që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të bashkëshortit të saj, Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje Blerina Metën, pasi i druhet ndonjë konflikti të mundshëm mes saj dhe vëllezërve të viktimës. Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se Blerina Meta është shoqëruar nga efektivë policie deri në Laç, ku ka shkuar pranë familjarëve të saj.

Policia i druhet ndonjë hakmarrje nga vëllezërit e viktimës, pasi vetë ajo dyshohet se ka qenë në dijeni të vrasjes, dhe nuk i ka denmoncuar fëmijët e saj. Ceremonia mortore e të ndjerit u bë nga vëllezërit e tij, ndërsa 3 fëmijët ndodhen pas hekurave.

Pëllumb Meta u vra nga djali i tij me armë zjarri. Ngjarja e rëndë u zbardh vetëm një ditë më parë, pas hetimeve 10 ditore nga Policia e Durrësit, për shkak se 50-vjeçari ishte deklaruar i zhdukur. Fillimisht ishte vajza e familjes Meta, 19-vjeçari Hygerta Meta që mori përsipër krimin e rëndë, duke dëshmuar se e kishte vrarë ajo babanë pasi donte ta fejonte pa dëshirë. Por pas hetimeve dhe ekzaminimeve të armës, ku edhe u zbuluan gjurmët e gishtërinjve, rezultoi se vrasja është kryer nga 25-vjeçari Hysen Meta. /ZËRI

Poll

MOS HUMB