
TIRANË- Shqipëria ka ndaluar importin e dhënëve, dhive dhe lopëve për mbarështim nga Greqia, Turqia dhe Rumania për shkak të “sëmundjes së pestë të ruminantëve të vegjël.” Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.
Për të treja vendet në vendim theksohet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të informojë rregullisht, brenda 24 orëve, Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit për çdo ngarkesë të të gjitha kafshëve të gjalla, materialit biologjik, embrioneve, mishit dhe produkteve të mishit, qumështit dhe produkteve të qumështit, miellit të mishit dhe miellit të gjakut, kockave pa dhjam, thundra, kthetrave dhe brirëve, leshit, flokëve, lëkurës së papërpunuar dhe, produkteve me origjinë shtazore për përdorim farmaceutik ose kirurgjikal, të kafshëve.



Mbi 8,000 dele dhe dhi kanë ngordhur kur u konfirmua rasti i parë i murtajës në një njësi blegtorale në Greqi.