Aktualitet

Fshehu drogë në çorape, shqiptari në Angli dënohet me tre vjet burg (EMRI)

Kola, 39 vjeç, pranoi se kishte drogë dhe oficerët gjetën 22 qese kokaine të mbështjella.

f.t
Fshehu drogë në çorape, shqiptari në Angli dënohet me
ELIS KOLA

BRITANI E MADHE- Një shqiptar në Angli është dënuar me tre vite burg pasi policia e kapi duke fshehur një sasi drogë në çorape. Elis Kola ndodhej në makinën e tij i parkuar në rrugën Herbert në Kembrixh, më 9 mars të vitit të kaluar (2023) kur u ndalua nga Policia, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në trafik droge.

Kola, 39 vjeç, pranoi se kishte drogë dhe oficerët gjetën 22 qese kokaine të mbështjella me vlerë më shumë se 1100 paund të fshehura në një çorape në derë. Megjithatë në Gjykatën e Kurorës të Peterborough të mërkurën (22 maj), Kola u dënua me tre vjet burg pasi u shpall fajtor për posedim me qëllim të furnizimit me kokainë.

"Ne do të vazhdojmë të prishim dhe çmontojmë aktivitetet e tregtarëve të drogës që sjellin krime të lidhura, përfshirë dhunën, vjedhjet dhe vjedhjet në Kembrixh”, tha Detektivi Lauren Skinner. /ZËRI

Poll

MOS HUMB