
FUSHË KRUJË – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, ku një automjet është përplasur me një furgon fasonerie. Si pasojë, dy persona janë plagosur.
Një nga personat e plagosur në aksident është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në aksident është përfshirë një makinë tip Audi dhe një furgon fasonerie.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit Nezir Neziri, shofer i furgonit dhe Gëzim Hoxha, shofer i Audit. Neziri është transportuar drejt Traumës.
Për fat të mirë, në momentin e aksidentit, furgoni nuk ka pasur punëtorë. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave e Audit, si dhe ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga furgoni./ZËRI/