
TIRANË-Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe. Në mbledhje u caktuar se furrat e bukës që janë edhe pastiçeri do e blejnë energjinë me çmim 9.5 lekë për kilovat/orë. Furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar kafe do e blejnë energjinë me çmim 12 lekë për kilovat/orë.
Ndërkohë, vetëm për furrat e bukës që nuk ofrojnë shërbimin e kafes dhe pastiçerisë çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë, që do të thotë se do e blejnë energjinë me çmim 7.6 lekë për kilovat/orë aq sa është tani.
Fashat e reja të çmimeve u propozuan nga OSHEE, për shkak të abuzimit që këta subjekte kishin bërë me blerjen e energjisë si të ishin vetëm furra.