Aktualitet

GJKKO shtyn sërish seancën për Benet Becin: Mungoi prokurori, kryebashkiaku i Shkodrës dhe avokati

Sakaq, në këto kushte, togat e zeza shtynë seancën në datën 9 qershor, ora 12:30.

zh.ll

 

GJKKO shtyn sërish seancën për Benet Becin: Mungoi prokurori,
benet beci

 

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish për të disatën herë seancën për në themel në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe të pandehurve të tjerë. Mësohet se shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës dhe prokurorit të çështjes, Dritan Prençi. 

Beci gjithashtu mungoi në seancës, si dhe avokati i tij Ervin Metalla. Ky i fundit depozitoi në sekretarinë e gjykatës një raport mjekësor për 21 ditë.

Sakaq, në këto kushte, togat e zeza shtynë seancën në datën 9 qershor, ora 12:30.

SPAK e mori të pandehur Benet Becin, bashkë me 6 persona të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Të pandehurit janë: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni. 

Prokurori Dritan Preci e akuzon Becin në lidhje me një tender, gjatë kohës që ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH. Konkretisht Benet Beci akuzohet për aferën në një tender me vlerë deri në 700 mijë euro apo 700 milionë lekë. Afera e tenderit, u zbulua gjatë hetimeve dhe sekuestrimit të telefonit të ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit dhe bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të SPAK, Beci akuzohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë 96.5 milion lekë. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Berberit./ZËRI

Poll

MOS HUMB