
TIRANË-Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën 'arrest shëpie' për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Përsëri është rrëzuar kërkesa e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për ndryshim të masës së arrestit shtëpiak. Për të disatën herë që nga vendosja e masave te sigurisë nga GJKKO me kërkesë të SPAK, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi iu drejtuan sërish sot Gjykatës së Posaçme për zëvendësimin e këtyre masave me masë me të lehtë siç është ajo e detyrimit për tu paraqitur.
Ndërkohë pas vendimit të Gjykatës avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj, dha një deklaratë për mediat pas daljes nga GJKKO, ku u shpreh se nuk ka arsye që të qëndrojnë në arrest shtëpie, pasi sipas tij nuk ka prova dhe akuzë.
'E kërkuam ndryshimin e masës për të shkuar në Kuvend. Qëndrimi në arrest shtëpie pa asnjë fakt apo hetim të ri e zbut këtë vendim. Gjykata e rrëzoi kërkesën. Qëllimi i gjithë kësaj sage arrestesh është pikërisht kjo djegia e mandatit. Ata s’kanë më pse e ndjekin hetimin nga arresti, sepse s’ka asnjë kriter që duhet të jetë në arrest. Ne po vazhdojmë luftën pasi një person në arrest shtëpie është sot më i kufizuar se ai në burg. Nesër është i njëjti objekt zëvensdësimi i masës, do presim vendimin e Gjykatës. Destinacioni jonë është të arrijmë drejtësinë në vend. Kemi bërë kërkime të pandërprera, për të arritur lirimin e zotit Berisha. Ne kemi kërkuar evokimin e masës, problemi është ky që jemi kundër vendimit, pasi ska arsye kusht apo kriter se nuk ka akuzë nuk ka provë. Zgjatja e hetimit është akt i pavlefshëm, pasi kanë zvarritur çështjet,"-tha Gjokutaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhen në arrest shtëpie. Berisha akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve. Ai akuzohet se ka shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, për t’i dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili e ktheu atë në një kompleks banimi me 17 kulla, duke marrë më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall. Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u lirua. Kjo pasi edhe ai dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./ZËRI