Aktualitet

GOL VILMA NUSHIT/ Dy mashtruesit i morën 50 mijë euro drejtoreshës, takimi te Rogner, paratë u harxhuan...

Pas mashtrimit të Nushit dyshohet se fshihet Florian Gjergji, i cili nga arratia është kthyer në makthin e biznesmenëve

E.K
GOL VILMA NUSHIT/ Dy mashtruesit i morën 50 mijë euro
Vilma Nushi

TIRANË- Janë zbardhur detaje nga rasti më i fundit i mashtrimit të biznesmenëve në Tiranë, ku ‘viktimë’ ka rënë biznesmenia e koncensioneve në shëndetësi Vilma Nushi.

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se Alban Gjoni dhe Rudor Balla janë arrestuar nga policia për shkak se akuzohen se kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 50 mijë eurosh, një pjesë e të cilave u janë sekuestruar personave të arrestuar.

Zëri mëson se personat në fjalë janë prezantuar si Vilma Nushi dhe kanë kontaktuar një drejtoreshë në kompaninë e saj duke i thënë se i duhen 50 mijë euro.

Ata kanë lënë një takim tek Rogneri, ndërsa më pas duke u hequr si Vilma i kanë thënë se nuk mundet të vijë vetë që të marrë lekët por do i marrë një person tjetër. Në këtë moment një prej të arrestuarve ka shkuar dhe ka marrë shumën prej 50 mijë eurosh.

Më pas drejtoresha në kompaninë e Vilma Nushit, dhe biznesmenia, janë takuar tek firma Marketing Distribution dhe i ka thënë se paratë i ka dorëzuar. Në këtë moment është zbuluar edhe mashtrimi dhe më pas është organizuar grupi hetimor për kapjen e dy autorëve. Në kërkim është shpallur edhe një 25-vjeçar. Pas mashtrimit të Nushit dyshohet se fshihet Florian Gjergji, i cili nga arratia është kthyer në makthin e biznesmenëve. 

Më herët grupi i Florian Gjergji ka tentuar që të mashtrojë të tjerë emra të njohur të biznesit. Rasti më i fundit ishte ai i pronarit të miellit Prima, Adi Haxhiymeri, të cilit mashtruesit i kishin kërkuar 200 mijë euro në emër të Erion Veliajt. Po ashtu është tentuar të zhvaten edhe biznesmen Pëllumb Salillari apo Ramë Geci.

Pas aksionit policia ka sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular, ndërsa vijon puna për kapjen e personit të tretë të shpallur në kërkim. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB