
GREQI- Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke, pasi akuzohet për disa vjedhje. Bëhet fjalë për Oklend Berberi, i cili grabiste kuletat e pasagjerëve në tramvajt. Sipas mediave greke, i riu nga Delvina është autori i disa vjedhjeve, ndërsa policia ka publikuar fotot e tij ne mënyrë që qytetarët të denoncojnë rastet që ai është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale. Ai u arrestua më 5 shkurt, ndërsa më 28 janar grabiti pasagjerët ne tramvaj në Nea Smyrni.
Ai rezulton i proceduar edhe më parë për vjedhje nga autoritetet greke. Sipas tyre, “duke qenë se vepra penale e mësipërme cënon interesin legjitim të pasurisë, ky zbulim specifik, në përputhje me Urdhrin e Prokurorit përkatës, synon të hetojë, zbulojë ose ndjekë penalisht krime të natyrës së ngjashme që janë kryer nga i pandehuri ndaj viktimave të tjera dhe të parandalojë një kërcënim për sigurinë publike në lidhje me krimet e mësipërme”./ZËRI