Aktualitet

Grabitet i riu në Lezhë/ Persona të paidentifikuar e dhunojnë dhe i marrin paratë e orën me vlerë 20 mijë euro

Në kuadër të veprimeve hetimore po verifikohen edhe kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar lëvizjet e personave të përfshirë.

zh.ll
Grabitet i riu në Lezhë/ Persona të paidentifikuar e
Foto ilustruese

LEZHË- Një person ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Lezhës. Ngjarja është denoncuar nga vetë personi, i cili pretendon se është sulmuar dhe grabitur nga disa persona të paidentifikuar.

Sipas burimeve paraprake, pas ndalimit dhe dhunimit, autorët dyshohet se i kanë marrë të riut paratë dhe një orë me vlerë, ndërsa dëmi llogaritet në rreth 20 mijë euro.

Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Në kuadër të veprimeve hetimore po verifikohen edhe kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar lëvizjet e personave të përfshirë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Poll

MOS HUMB