
TIRANË- Një 33-vjeçare është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, për shkak se dyshohet se ka nxjerrë në pritë bashkëshortin e saj, të cilin e kishte dhunuar më herët. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se 33-vjeçarja e arrestuar është Eranda Sina. E reja ka lënë takim me bashkëshortin e saj në afërsi të urës së Institutit dhe në vendtakim kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë sulmuar 35-vjeçarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen E. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35 vjeç, banues në Institut.
Më datë 31.08.2024, 33-vjeçarja ka lënë një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në spital, në spital në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë./ZËRI