Aktualitet

'Hajt se sqarohemi jashtë'/ ME VIDEO- Momenti kur shqiptari vret serbin në Gjermani

Ngjarja që ndodhi në qendër të qytetit të Duseldorfit, ka nisur fillimisht me një debat mes të dyve.

k.m.
'Hajt se sqarohemi jashtë'/ ME VIDEO- Momenti kur shqiptari vret
Aleksandër Stefanoviç

GJERMANI- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e serbit nga shqiptari Rrustem Llapi. 52-vjeçari shqiptar nga Kosova qëlloi me armë zjarri reperin serb Aleksandër Stefanoviç, pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja. ZËRI ka arritur që të sigurojë me pamje momentin e vrasjes. Ngjarja që ndodhi në qendër të qytetit të Duseldorfit, ka nisur fillimisht me një debat mes të dyve. Ata kanë qenë në ambientet e jashtme të lokalit ku kanë kërkuar të sqarohen, por që më pas ka agravuar në përdorimin e dhunës. Derisa në një moment, 52-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë mbi viktimën.

SHIKONI VIDEON E VRASJES: 


Pasi ka vrarë pronarin e lokalit, serbin Aleksandër Stefanoviç, shqiptari Llapi ka hyrë sërish në lokal dhe ka kërcënuar klientët, por nuk dihet aryesja. Megjithatë në momentin që Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për t'i vendosur prangat, ai nuk ka bërë rezistencë. Sa i përket viktimës, edhe pse ambulanca mbërriti shpejt në vendin e krimit, nuk mund të bënte asgjë për t'i shpëtuar jetën reperit serb.

Mediat gjermane shkruajnë se dyshohet se shkak i debatit kanë qenë borxhet e bixhozit, por kjo teori pritet që të konfirmohet edhe nga i arrestuari. Ndërkohë që me vrasjen e “Alex M”, mediat serbe i kanë dedikuar disa artikujt, duke i kujtuar edhe bashkëpunimet që ka pasur me personazhë të tjerë, si Kolegah dhe Sun Diego./ZËRI

Poll

MOS HUMB