Aktualitet

Shpërdoruan detyrën/ Burg për drejtorin e IMT-së në Kurbin, 'arrest shtëpie' dhe 'pezullim detyre' për inspektorët

Në pranga për masën “arrest me burg”, ka rënë Jetmir Mzhika, 35 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin.

f.t
Shpërdoruan detyrën/ Burg për drejtorin e IMT-së në
foto ilustruese

LEZHË-Janë ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Mësohet se është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për drejtorin e IMT, Jetmir Muzhika, “Arrest shtëpie” për ish–kryeinspektorin e IKMT Lezhë, Flori Gjini, “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre inspektorët e IMT: Rivelioni Ismalaj, Shan Preci dhe Artur Përdoda.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohen 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e prokurorit të çështjes ka ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si më poshtë:

-masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit 35 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin;

-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin  40 vjeç, banues në Lezhë, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë;

-masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit:

38 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;

57 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;

41 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin.

Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga  Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok,

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Vendimi është dhënë nga gjykata e Lezhës për shkak të disa ndërtimeve pa leje në Patok si dhe marrjen e inerteve nga lumi Mat, këto dyshohen të jenë arsyet që janë arrestuar dhe pezulluar nga puna./ZËRI

Poll

MOS HUMB