Aktualitet

Vranë Fatjon Bici në Gramsh, gjykata jep dënimin për 4 adoleshentët

Ergi Karaj u dënua 27 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.

f.t
Vranë Fatjon Bici në Gramsh, gjykata jep dënimin për 4
Fatjon Bici

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre, Fatjon Bicin në Gramsh.

Ergi Karaj u dënuar 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. Në total ai u dënua 27 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.

Orgito Çarçiu u dënuar për katër vepra penale 21 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg.

Xhonatan Çekrezi u dënuar nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, në gjykim të shkurtuar 8 vite.

Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykatsa me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Ngjarja e rëndë u shënua në Maj të vitit të kaluar, vetëm pak metra larg shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur./ZËRI 

Poll

MOS HUMB