
foto ilustruese
FIER- Policia e Fierit ka vënë në hetim një 26-vjeçar, banues në Angli, pasi i riu kishte hapur një llogari false në rrjetet sociale, ku postonte foto të një vajze.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 26 vjeç, banues në Angli, pasi dyshohet se ka hapur një llogari false në rrjetet sociale në të cilën ka postuar foto të një 24-vjeçare.
/ZËRI
Poll