TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili akuzohet se shantazhonte përdorues të rrjeteve sociale duke përdorur foto të tyre personale dhe u kërkonte para për t’i mos publikuar ato.
Prej dy javësh, i riu ka krijuar profile false në një rrjet social, përmes të cilave lidhej me persona të ndryshëm dhe merrte foto personale. Më pas, duke përdorur mashtrimin dhe presionin psikologjik, ai u kërkonte atyre shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro. Policia ka dokumentuar dy raste të qarta mashtrimi, përfshirë një episod gjatë datave 5 dhe 6 dhjetor 2025, ku i arrestuari ka përfituar në mënyrë të përsëritur 750 euro nga një 36-vjeçar.
Njoftimi i policisë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Online Threat”, një aksion i përbashkët mes Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Forcës së Posaçme Operacionale, me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në hapësirën kibernetike. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave të mashtrimit dhe shantazhit përmes rrjeteve sociale.
Sipas hetimeve, i riu dyshohet se gjatë një periudhe rreth dyjavore ka krijuar profile false në një rrjet social, përmes të cilave komunikonte me shtetas të ndryshëm dhe siguronte prej tyre foto personale. Më pas, duke përdorur metoda mashtrimi dhe presion psikologjik, ai u kërkonte viktimave shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro, në mënyrë që fotot të mos publikoheshin.
Policia ka dokumentuar dy raste mashtrimi, përfshirë një episod të datave 5 dhe 6 dhjetor 2025, gjatë të cilave i arrestuari ka përfituar në mënyrë të përsëritur 750 euro nga një 36-vjeçar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e mëtejshëm të hetimeve dhe veprimeve ligjore./ZËRI