Aktualitet

Përgjegjëse për zjarrin? Urgjenca e QSUT 6 javë jashtë funksionit, largohet Fico, e pason Cani

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Albana Ficos nga ky post, e as se kush do ta zëvëndësojë.

k.m.
Përgjegjëse për zjarrin? Urgjenca e QSUT 6 javë jashtë
Albana Fico dhe Alma Cani

TIRANË- Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Lajmi për largimin e saj nga detyra është bërë me dije sot, por pas shumë detaje. Fico e mbante këtë post nga dhjetori i 2021, kohë kur la postin si drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, në momentin kur u caktua për të zëvendësuar në detyrë Enkelejd Jotin.

Përgjegjëse për zjarrin? Urgjenca e QSUT 6 javë jashtë
Albana Fico

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu është shprehur se largimi i Albana Ficos nuk ka lidhje me hetimet për zjarrin që shkrumboi pak javë më parë në ambientet e Urgjencës. Sipas saj, Fico u zëvendësua si një lëvizje për të pasur impulse të reja dhe se nuk ka të bëjë me me zjarrin që ra në 11 shkurt në urgjencën QSUT,  kur prej më shumë se një muaj, në institucionin ku ajo punon kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Tiranës.

Por është mësuar se brenda ditës është caktuar pasardhësja e saj në detyrë. Vendin e Ficos në QSUT do ta zërë Alma Cani, e cila aktualisht është nëndrejtoreshë tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Përgjegjëse për zjarrin? Urgjenca e QSUT 6 javë jashtë
Alma Cani

Fillimisht u dyshua se shkak për flakët ishte bërë një defekt në bateritë e serverëve, të cilët ndodheshin në katin -2, e po ashtu në të njëjtin përfundim doli dhe Zjarrfikësja. Urgjenca kishte 1 vit që ishte inauguruar në momentin kur u përfshi nga flakët, por fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar. Për ngjarjen më pas, më 2 mars, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për zjarrin në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Qendra kishte pak kohë që ishte përurur dhe vendosur në funksion. Por, flakët shkrumbuan pajisje me vlerë mijëra euro, ndërsa prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet edhe nën dyshimet se ka pasur shkelje gjatë punimeve prej kompanisë që fitoi tenderin. Deri më tani, ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, por me nisjen e marrjes në pyetje të përgjegjësve, mund të ndryshojë, edhe pse paraprakisht është dalë në përfundimin se zjarri është aksidental./ZËRI

Poll

MOS HUMB