Aktualitet

Zhduket 24-vjeçari në kufirin gjermano-zvicerian, babai në Lushnjë ngre alarmin

Ai tha se 24-vjeçari jetonte prej dy muajsh në një zonë kufitare mes Gjermanisë dhe Zvicrës.

I.F
Zhduket 24-vjeçari në kufirin gjermano-zvicerian, babai në
Foto ilustruese

LUSHNJË- Një 50-vjeçar ka kallëzuar në policinë e Lushnjes se ka humbur kontaktin me të birin prej disa ditësh. Ai tha se 24-vjeçari jetonte prej dy muajsh në një zonë kufitare mes Gjermanisë dhe Zvicrës.

Autoritetet bëjnë me dije se po bashkëpunojnë me agjencitë partnere për të bërë të mundur gjetjen e të riut.

“Më datë 25.08.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur një 50 vjeçar, banues në Lushnjë, i cili kallëzon se prej një jave, ka humbur kontaktet me djalin e tij, 24 vjeç, i cili prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës. Po bashkëpunohet me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB