Aktualitet

Humbja e Shqipërisë me Spanjën 'tërbon' 32-vjeçarin, qëlloi me thikë dy tifozë, arrestohet shqiptari

Përplasja mes tifozëve ka ardhur për faktin se disa shqiptarë kishin marrë pjesë në festimet për kalimin e Italisë në raundin tjetër.

f.t
Humbja e Shqipërisë me Spanjën 'tërbon'
foto ilustruese

ITALI-Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë pranat e policisë italiane. Bëhet me dije se urdhri i arrestit ka të bëjë me trazirat e së hënës së kaluar, më 24 qershor, pas ndeshjeve të Kampionatit Evropian midis Italisë dhe Kroacisë dhe Shqipërisë e Spanjës. Mediat italiane raportojnë se përplasja mes tifozëve ka ardhur për faktin se disa shqiptarë kishin marrë pjesë në festimet për kalimin e Italisë në raundin tjetër.

Kjo çoi në një debat të dhunshëm në të cilin dyshohet se 32-vjeçari shqiptar nxori një thikë dhe plagosi dy të rinj, njërin në krah dhe tjetrin në qafë. Gjithashtu 32-vjeçari shqiptar është dërguar në burgun e Pordenones. Po ashtu gjatë përleshjeve ka mbetur i plagosur në dorë edhe një drejtues policie.

Nisur nga precedentët e tij penalë, policia lëshoi ​​një urdhër dëbimi ndaj tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB