Aktualitet

I akuzuar për drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rinas vlonjati i kërkuar nga SPAK dhe GJKKO

52-vjeçari akuzohet për për trafik droge, pastrim parashë dhe pjesëmarrje në grup kriminal, ndërsa GJKKO në vitin 2020, i ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg".

zh.ll
I akuzuar për drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rinas
Foto ilustruese

TIRANË- Robert Myftari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur dhe arrestuar nga policia në hyrje të aeroportit të Rinasit. 52-vjeçari akuzohet për për trafik droge, pastrim parashë dhe pjesëmarrje në grup kriminal, ndërsa GJKKO në vitin 2020, i ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". Ndërkohë, SPAK ka nisur hetimet ndaj tij, pasi nga hetimet ka rezultuar si i përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të cilët trafikuan sasi të mëdha kanabisi drejt vendeve të Bashkimit Europian në periudhën 2016-2018.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/ Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje bënë kapjen dhe ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombetar R. M., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.63, të datës 22.06.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.

Shtetasi i lartpërmendur është hetuar në kuadër të një procedimi penal nga SPAK ku nga hetimet ka rezultuar si i përfshirë në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, në trafikimin e sasive të konsiderueshme të Cannabis Sativës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, në periudhën 2016-2018.

Materialet do t’i kalojnë për kompetencë Prokurorise së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Poll

MOS HUMB