Aktualitet

I dënuar me 29 vite burg në Itali, arrestohet i shumëkërkuari në Berat, në pranga dhe miku që e strehoi

Armando Pjetri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit e dënoi me 29 vjet burg për trafik droge dhe organizatë kriminale

E.K
I dënuar me 29 vite burg në Itali, arrestohet i
Foto ilustruese

BERAT- Dy persona janë arrestuar nga policia në Berat, mes të cilëve edhe një 49-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Në pranga ka rënë Armando Pjetri, 49 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Napoli me 29 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Gjatë operacionit, u arrestua gjithashtu A. H., 53 vjeç, banues në Kuçovë, i cili kishte strehuar Pjetrin për t’u fshehur nga policia. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në banesën ku strehohej i kërkuari ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji” të Beratit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi kanabisi që po përdoret si provë materiale në hetim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Roma për të finalizuar procedurat e ekstradimit të Armando Pjetrit në Itali.

Poll

MOS HUMB