Aktualitet

I dënuar në Itali, arrestohet vlonjati me dy emra, ja për çfarë akuzohet

Policia arrestoi shtetasin Henerik Boba alias Ermal Hitaj, 39 vjeç

E.K
I dënuar në Itali, arrestohet vlonjati me dy emra, ja për
Momenti i arrestimit

VLORË- Henerik Boba alias Ermal Hitaj, 39 vjeç, është vënë në prangat e policisë së Vlorës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Kjo për shkak se Gjykata e Firences e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.  Autoritetet pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Part of”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  

I dënuar në Itali, me mbi 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 39-vjeçari.     

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Part of”. 

Gjatë operacionit, në lagjen “10 Korriku”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Henerik Boba alias Ermal Hitaj, 39 vjeç.

Gjykata e Firences e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.   

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi./ZËRI 

Poll

MOS HUMB